Mediat italiane publikojnë detajet e reja nga ngjarja e rëndë në një familje shqiptare, ku një çift u vra me thikë nga autori që dyshohet të jetë ish bashkëshorti i gruas.
Hetuesit thonë se vrasësi është ish-bashkëshorti i Vera Myrtajt, 37 vjeç. Ajo njihej dhe me identitetin Mynevere Karabollaj. Mediat italiane kanë publikuar dhe foton e Verës.
Viktima e dytë është Merkuri Flonino, 23 vjeç, raportojnë mediat italiane, partneri i 37-vjeçares.
Mësohet se gruaja kishte rreth 8 vite në Itali ku ishte shpërngulur nga Greqia.
Ajo kishte jetuar në Spinea që prej vitit 2015 dhe kishte nisur një lidhje të re me 23 vjeçarin prej disa kohësh, shkruajnë mediat italiane, pothuajse rreth 1 vit.
Pas krimit, mësohet se autori i ka dhënë fund dhe jetës së tij.
Trupi i autorit, është gjetur në Mira, në ambientet e një kompanie.
Alarmin e ngriti rreth orës 22 të mbrëmjes së të dielës, 20 nëntor vajza 15-vjeçare e Vera Myrtajt e cila kërkoi ndihmë nga fqinjët e saj pasi tentoi të kontaktonte në telefon me mamanë. Nga ana tjetër, fqinjët telefonuan policinë e cila gjeti trupat e pajetë në banesën e çiftit.
Sipas disa raporteve, duket se ish-burri në të kaluarën e ka dhunuar vazhdimisht viktimën.