Hollanda do të përballet me Senegalin të hënën, takim ky që do mbahet në Al Thumama Stadium (Doha). Para këtij takimi të Kupës së Botës ka folur trajneri i hollandezevë, Luis Vaan Gal.

“Senegal është kampion i Afrikës dhe nuk do të jetë e lehtë. Mungon Sadio Mané, por për ne nuk do të jetë Memphis Depay. Unë jam një fans i Sadio Mané. Kur isha trajner në Manchester United u përpoqa ta merrja atë. Mendoj se është një mungesë e madhe për Senegalin, por neve na mungon lojtari me më shumë gola dhe më shumë asistime”.

Për ndeshjen “E kam vendosur tashmë se kush do të startojë nesër. Nuk ishte një vendim i vështirë. Në vitin 2014 dolëm të tretët me një ekip më cilësor se ai aktuali. Besoj se mund ta fitojmë Kupën e Botës” – Tha ai.