Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar qytetarët për 78-vjetorin e çlirimit të Tiranës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se vetëm “BASHKË mund të bëjmë më të mirën dhe të kalojmë çdo vështirësi”.
“Gëzuar 78-vjetorin e çlirimit të Tiranës . Sot është dita kur nderojmë heronjtë që luftuan për çlirimin e qytetit , duke na dhënë një mesazh të vyer: se vetëm BASHKË mund të bëjmë më të mirën dhe të kalojmë çdo vështirësi”, thekson Veliaj.
Edhe këtë vit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës u ka bërë thirrje qytetarëve që për festat e nëntorit, të bëhen pjesë e festimeve duke iu bashkuar edhe ata nismës për vendosjen e simboleve kombëtare në banesat e tyre.