FIFA ka vendosur të hapë një hetim disiplinor kundër Serbisë. Në kampionatin Botëror të Katarit, kombëtarja ballkanase shfaqi flamurin e Kosovës me ngjyrat serbe në dhomat e zhveshjes para duelit me Brazilin.

Në lidhje me këtë gjest të shëmtuar të serbëve që e quanin Kosovën pjesë të tyre, FIFA vendosi nën hetim kombëtaren ballkanase edhe pas ankesës së Federatës së Fubollit në Kosovë.

FIFA citoi një pjesë të kodit të saj disiplinor që mbulon sjelljen e pahijshme, duke përfshirë “gjestet, shenjat ose gjuhën fyese” dhe “përdorimin e një ngjarjeje sportive për demonstrime të një natyre josportive”.

Organi drejtues i futbollit nuk dha një afat kohor për një vendim, megjithëse Serbia do të luajë të hënën kundër Kamerunit. Kosova u anëtarësua në FIFA dhe UEFA në vitin 2016, teksa trupa evropiane e futbollit është siguruar për arsye sigurie që kombëtaret e Dardanëve dhe të mos luajnë me Serbinë apo Bosnje-Hercegovinën në grupet kualifikuese për Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian.