Analisti Ben Andoni thotë se presidenti i Serbisë, Aleksadnër Vuçiç mund ta shfrytëzojë situatën e krijuar në Veri për shkak të marrëveshjes për targat, për të fituar pikë para BE dhe SHBA.

Në një intervistë për Euronews Albania, Andoni u shpreh se Serbia, pavarësisht lidhjes që mund të ketë me Rusinë, fondet i merr nga SHBA dhe BE, ndaj Vuçiç mund ta përdorë këtë moment për të treguar se është proeuropian.

“Serbia që duhet të mbështesë këtë iniciativë e ka një këmbë në BE dhe një me aleancën me Rusinë.

Pjesën më të madhe të investimeve të veta Serbia i merr nga BE, Rusia të ngop me premtime dhe ajër, ndërkohë që nga BE dhe SHBA marrin investime. Serbisë i duhet të hedhë benzinë zjarrit se i duhet zhurma në Kosovë.

Vuçiçit i ka ardhur asi i madh në dorë për të treguar se është evropian, por zhvillimet fundit kanë treguar se proceset ballkanike kanë problematika të mëdha”, tha Andoni.