Armando Broja ka folur për kohën e paktë në fushë me Çelsin në këtë sezon dhe zërat për largimin e tij në verë.
21-vjeçari nga Shqipëria kishte tërhequr vëmendjen e disa klubeve, por ai zgjodhi që të qëndronte në “Stamford Bridge”, duke nënshkruar një marrëveshje të re gjashtëvjeçare me “blutë” e Londrës.
Sipas sulmuesit kuqezi, Chelsea është klubi i tij i fëmijërisë.
Ai ka shënuar vetëm një gol në këtë sezon kundër Uolves, pas 14 ndeshjeve të luajtura e në total është aktivuzar për 272 minuta.
Në konferencën për shtyp në krah të trajnerit Graham Poter përpara takimit të Ligës së Kampioneve ndaj Dinamos së Zagrebit, sulmuesi kuqezi foli edhe për një diskutimet në Britani për emigrantët shqiptarë:
“Gjithnjë më ka pëlqyer të them që jam krenar që jam nga Shqipëria. Nuk kam shumë informacion për këtë, por mund të flas vetëm për veten time dhe jam krenar që jam nga aty dhe është një vend fantastic”.
Sulmuesi i Chelsea tha se skuadra do të futet në fushë për ta fituar sfidën ndaj Dinamos së Zagrebit, por parashikon një përballje të vështirë me kroatët që po luftojnë për një vend në Ligën e Europës.