Një situatë e çuditshme, që më pas është kaluar me të qeshura, ka ndodhur në emisionin “Now” në Euronews Albania.

Në momentin që analisti Andi Bushati po debatonte me nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, për ndërtimin e kullave në Tiranë, ka ndërhyrë moderatorja Erla Mëhilli, gjë e cila e ka tensionuar analistin.

Pikërisht në këtë moment Bushati ka ngritur tonin e zërit, aq sa ka trembur dhe moderatoren Mëhilli.

Bushati: Erlaaa!

Erla Mëhilli: Ok, dakord e kuptova që nuk duhet të ndërhyjë.

Ndërkohë nga të ftuarit e tjerë momenti është pritur me të qeshur.