Ndërsa forcat ruse vazhdojnë të sulmojnë me raketa infrastrukturën energjetike të Ukrainës, banorët janë përballur me ndërprerje të energjisë dhe mungesën e ujit të pijshëm.

Ditën e djeshme, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se rreth 70% e kryeqytetit ukrainas ishte ende pa energji elektrike.

Në një deklaratë Telegram ai tha se “inxhinierët  po bëjnë çmos për të rikthyer energjinë elektrike sa më shpejt të jetë e mundur” dhe shtoi se furnizimi me ujë ishte rivendosur në rreth gjysmën e Kievit në bregun e majtë të lumit Dnipro.