“Mirëmëngjesi nga Korça e bukur” kështu e ka nisur këtë fillim muaji kryeministri Rama. Pranë një pianoje, Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook bukurinë dhe veçantinë e qytetit.
‘Mirëmëngjesi nga Korça e bukur, e qytetarisë, e trashëgimisë kulturore, e muzikës, e artit, e turizmit, e bujtinave fantastike. Korça e fshatit që s’ka lënë pëllëmbë toke pa punuar.
E të rinjve të përfshirë në vlerën e re të teknologjisë. Nuk ka më mirë sesa nga Korça t’iu uroj një ditë sa më të mbarë.’- tha Rama.