Kryeministri, Edi Rama në një postim në FAcebook ka publikuar projektin për ndërtimin e Poligonit të parë publik për Testimin e Lejeve Të Drejtimit.
Projekti që do të vendoset në Fushë-Prezë, sipas Ramës pritet të përfundojë në pranverë.
MIRËMËNGJES dhe me projektin e Poligonit të parë publik për Testimin e Lejeve Të Drejtimit si edhe Qendrën e parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale për Leje Drejtimi në Fushë-Prezë të Tiranës, një tjetër projekt i standardeve më të larta ndërkombëtare nga #DPSHTRR, i cili përfundon në pranverë, ju uroj një të diel të mbarë