Ditën e sotme në Theth ka rënë bora e parë për këtë vit. Së fundmi, kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë me dije se menjëherë kanë ndërhyrë borëpastreuset për të mbajtur të hapur rrugën dhe të kalueshme për qytetarët.
“Situata më e fundit në vend.
*Dëbora e parë në Theth, kemi ndërhyrë me borëpastruese për të mbajtur të hapur rrugën”, shkruan Rama krah videos ku shihet borëpastruesja.Kujtojmë se që prej dy ditësh vendi po përballet me mot të keq, me reshje të dendura shiu ku në zonat malorë nuk kanë munguar as ato të borës. Reshjet e shiut kanë sjellë problematika në disa qytete të vendit dhe që prej ditës së djeshme përveç forcave të shmëtimit dhe emergjencave edhe ministrat kanë zbritur në terren për të monitoruar nga afër situatën./m.j