Tri infermieret e dyshuara për dhunën ndaj të moshuarës në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë janë liruar nga paraburgimi, raporton Telegrafi.
Tri infermiereve, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, dhe Remzije Kuqi – Gashi, u ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji më 2 nëntor nga Gjykata e Pejës.
Ngjarja e rëndë e cila shokoi opinionin publik ndodhi në fillim të muajit nëntor, në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.
Në pamjet e publikuara gjerësisht në rrjetet sociale dhe që shkaktuan reagime të shumta neverie për gjestin e shëmtuar, dukeshin disa punonjëse të kësaj shtëpie që kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar, ndërsa njëra prej tyre e ka goditur me shuplaka vazhdimisht.
“Pak jam tu ja hi, qysh di me sjell unë”, dëgjohej infermierja e cila filmohej nga kolgeia e saj teksa qeshte dhe e godiste me shpulla të moshuarën e cila qante.