Sali Berisha ka lavdëruar Edi Ramën për zhvillimin e turizmit në 10 vitet e fundit. Në fjalën e tij nga Shkodra duket se ka harruar që 10 vite më parë, kur askush nuk e dinte mrekullinë e Lumit të Shalës, vendi qeverisej prej tij.
“Shikoni si është bërë lumi i Shalës, para 10 vitesh nuk fliste kush për të . Sot është bërë një yll në turizëm. Kështu është kudo”, tha Berisha.
Ish kryeministri udhëtoi dje drejt Shkodrës për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga përmbytjet për shkak të motit të keq me reshje të dendura shiu. Sipas opozitës, fajtore është qeveria.
Berisha hodhi akuza se po kryejnë vjedhje duke thënë se nuk e ndërpresin importin e energjisë. Nga ana tjetër shtoi se mazhoranca po shet energji me çmim katër herë më të ulët se sa e blen për shkak të kontratave që kanë firmosur më parë.