Nga Ylli Pata
Drafti i paraqitur nga Gazmend Bardhi si një platform bashkimi, natyrisht nuk është një tekst i pandryshueshëm, pasi edhe pala tjetër mund të shtojë edhe ndryshojë përmbajtjen. Por është një ide për të çuar tek një qëndrim elektoral i përbashkët i opozitës. Qëndrim që në thelb do të çojë që të ketë kandidatë të përbashkët për kryetarë bashkie, si dhe një ekip drejtues të përbashkët.
Por siç e tha Gazmend Bardhi, pala tjetër, edhe pse ka bërë të ditur se do bashkimin nuk është përgjigjur për draftin. Dhe Sali Berisha, i cili ishte mbrëmë në intervistë televizive në euronevvs, jo vetëm që nuk tha gjë për draftin, por kërcënoi grupin parlamentar, kur tha se do t’i trajtojë si fraksion.
Po le ti marrim pikat me radhë:
1.Ndasitë në mendime dhe qëndrime për çështje të ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të pengojnë bashkëpunimin e demokratëve në nivel lokal për zgjedhjet vendore. Për këtë qëllim, duke respektuar mendimin e cilitdo për zhvillimet dhe çështjet e ndryshme brenda Partisë Demokratike, angazhohemi të krijojmë frymën e nevojshme të bashkëpunimit dhe fitores së zgjedhjeve lokale nga Partia Demokratike, duke ndërprerë dhe dënuar çdo sulm, shpifje apo gjuhe urrejtje ndaj mendimit ndryshe brenda partisë.
Grupi i foltores jo vetëm që nuk ka reshtur së ndari strukturat lokale, por çdo ditë po rrit kërcënimet ndaj të gjithë atyre që nuk i bashkohen foltores. E kur këta qëllojnë “kokëshkretë” i kthehen mtodave shikase: po shikoni si ju la Alibasha sit ë vetmuar dhe nuk ju mbron. Ndërkaq, nuk reshtin sulmet, dhe akuzat ndaj pjesës tjetër të PD-së
2.Ngritjen e Këshillit Drejtues Politik në nivel qendror dhe në nivel të cdo njësie vendore, me përgjegjësi kryesore krijimin e frymës së bashkëpunimit mes demokratëve dhe garantimin e fitores së Partisë Demokratike. Këshilli Drejtues Politik siguron përfaqësimin e barabartë gjithëpërfshirës në nivel qendror dhe lokal, dhe është përgjegjës për të garantuar zbatimin e këtyre parimeve të bashkëpunimit. Përbërja e Këshillit Drejtues Politik në nivel qendror caktohet me mirëkuptim dhe frymë konsensuale.
Bashkëpunimi nuk është një fjalë goje, por aim und të arrihet nëse ka një vullnet për ta bërë. E për këtë duhen dëshmi të qarta, vepra konkrete, qoftë në qendër, qoftë në bazë. Të shikojmë ç;ndodh në PD. Selia është zaptuar nga Berisha dhe mbështetësit e tij, ndërsa pjesa tjetër qëndron përgjithësisht në zyrat e grupit parlamentar, pasi në selinë blu bubrrojnë ata që linçuan dhe sulmuan Roland Bejkon e shkatërruan selinë e PD më 8 janar.
3.Përzgjedhjen e një kandidati përbashkët fitues që përfaqëson gjithë Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe çdo zë opozitar në njësitë përkatëse vendore. Përzgjedhja e kandidatit të përbashkët fitues për kryetar bashkie bëhet me “sistem pikëzimi” dhe shpallet nga Këshilli Drejtues Politik. Në këtë sistem përfshihen 50 % e pikëve nga votimi sipas parimit “një anëtar / 1 votë” dhe 50 % e pikëve nga “vrojtimi i opinionit të gjerë publik” nëpërmjet sondazheve. Pas konsultimit dhe marrjes së propozimeve nga anëtar të Partisë Demokratike apo flukse të tjera opozitare, kandidatët që përfshihen në procesin e vlerësimit propozohen nga Këshilli Drejtues Politik në nivel vendor dhe miratohen me unanimitet nga Këshilli Drejtues Politik në nivel qendror. Rregullat e detajuara për zbatimin e “sistemit të pikëzimit” përcaktohen me unanimitet në Këshillin Drejtues Politik në nivel qendror brenda një jave nga nënshkrimi i këtij dokumenti. Drejtimi i proceseve në njësitë vendore bëhet me unanimitet nga Këshilli Drejtues Politik në nivel vendor. Në rast mosmarrëveshje Këshilli Drejtues Politik në nivel qendror ushtron “të drejtën e ndëryrjes”.
Në këtë pikë sërish Sali Berisha ka luajtur politikën e faktit të kryer. Po zgjedh kandidatët, ose kandidatët për kandidatë, duke i imponuar në procs. Gjithashtu ka lidhur një aleancë me Ilir Metën pa u konsultuar me pjesën tjetër të PD-së, siç edhe e konsideron veten e tij dhe strukturat e tij si struktura të PD-së. Kur në fakt nuk janë të tilla. Përveç selisë blu, në bazë Sali Berisha dhe foltorja e tij nuk kanë kontroll të degëve, port ë grupeve të interesit që duan të marrin drejtimin e degëve.
4.Përzgjedhja e kandidatëve të Partisë Demokratike për anëtar të Këshillave Bashkiak garanton përfaqësimin proporcional të të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike. Përzgjedhja bëhet me unanimitet nga Këshilli Drejtues Politik.
Edhe në këtë pikë Berisha jo vetëm që po luan me politikën e faktit të kryer, por edhe i ka dhënë të drejtë Ilir Meetës që të drejtojë këshillat bashkiake aty ku PD ka shumicën.
5.Fushata zgjedhore drejtohet nga kandidati për Kryetar Bashkie në cdo njësi vendore, në bashkëpunim me Këshillin Drejtues Politik, që përbën Shtabin e Fushatës Zgjedhore në nivel qendror dhe vendor.
Kjo pikë do të ishte një risi e rëndësishme politike, që në çdo vend perëndimor është një standard. Madje edhe në Shqipëri, në vitin 2011 Sali Berisha i la Lulzim Bashës fushë të lirë në kryeqytet, duke u mënjanuar, sepse këtë ja këshilloi kompania amerikane e strategjisë elektorale Podesta Group. Por Sali Berisha e Ilir Meta, nuk i lënë protagonizmin jo vetëm kandidatëve, por as ndonjë faktori tjetër që mund të jetë popullor e tërheqës. Rasti i Belind Këlliçit, i cili ishte drejtues “Komisionit të Rithemelimit” një vit më parë, e u mënjanua nga Berisha brenda natës është një ilustrim i qartë për këtë.
6.Këshillit Drejtues Politik në nivel qendror dhe vendor pas konstituimit të tyre i bashkohen edhe përfaqësues të partive parlamentare të tjera opozitare.
Këtu është edhe handikapi politik më i madh i Foltores. Siç ndodh në degët e Shkodrës apo bashkive të veriut ku PD i ka basione. Megjithatë, njerëzit e Foltores, nuk reshtin së sulmuari krerët e strukturave, duke imponuar struktura paralele.