Eduard Zaloshnja

Qysh në Foltoret e tij, Berisha i ka mëshur idesë se përzgjedhja e të gjithë kandidatëve të PD-së, nga kandidati për kryeministër deri tek kandidatët për kryebashkiakë, duhet të përzgjidhen nga elektorati i partisë me zgjedhje primare, si ato që zhvillojnë Republikanët amerikanë. Ide e mrekullueshme! Por a është e realizueshme?

Meqë unë kam votuar në zgjedhje primare në SHBA, po përcjell përvojën time të votimit në primare, për ta bërë sa më të thjeshtë përgjigjen e kësaj pyetje.

Pothuaj çdo shtetas amerikan 18 vjeç e sipër ka të drejtë të votojë. Por që ta ushtrojë këtë të drejtë, duhet të regjistrohet si votues në shtetin ku banon. Kur u regjistrova si votues në Virginia (shtetin ku banoja), kisha mundësi të regjistrohesha si Republikan, Demokrat, Tjetër, ose i pavarur. Ditën që zhvillohen zgjedhjet primare në Virginia, në qoftë se je regjistruar si Republikan, nuk mund të votosh për garat brenda Partisë Demokrate apo në ndonjë parti tjetër. Por në qoftë se je regjistruar si i pavarur, mund të votosh për garat brenda njërës prej partie, sipas dëshirës (Çdo shtet i SHBA-së ka rregulla të ndryshme votimi në primare, por shumica dërrmuese i ka si Virginia).

Kur shkova të votoj për herë të parë në zgjedhje primare, në shkollën ku ishte qendra e votimit, në të njëtin ambient ishin 3 makina elektronike votimi (nga një për secilën parti që zhvillonte gara primare). Meqë unë isha i regjistruar si i pavarur, më pyetën se për garat e cilës parti doja të votoja dhe më treguan se në cilën makinë elektronike duhej të kryeja votimin. Ata që ishin të regjistruar si Republikanë, Demokratë apo Libertarianë i drejtonin menjëherë në makinat elektronike përkatëse. Dhe në fund të ditës, mësuam rezultatet e zgjedhjeve primare në Virginia për secilën parti…

Kthehemi tani në Shqipëri. Në qoftë se vetëm PD-ja zhvillon përzgjedhje primare të kandidatëve, si do të merret vesh që pjesëmarrësit në to janë vërtet nga elektorati i opozitës? Ndonjë kandidat mund të sjellë përkrahës të tij, që ndoshta s’kanë votuar ndonjëherë për opozitën. Ose PS-ja mund të organizojë një diversion të fshehtë për të dërguar votuesit e saj në mbështetje të kandidatëve më të dobët opozitarë. Krijimi i listave paraprake për primaret e opozitës, që po trumbetohet së fundi, mund të krijojë lloj-lloj problemesh e insinuatash…

Në qoftë se zgjedhjet primare nuk sanksionohen në Kodin Elektoral, për t’u zhvilluar në të njëjtën ditë për të gjitha partitë, dhe në qoftë se votuesit nuk regjistrohen në avancë (se në cilat primare duan të votojnë), nuk ka gjasa që ndonjë parti të zhvillojë zgjedhje primare të pakontestuara. Dhe zgjedhjet e kontestuara brenda një partie e përçajnë atë…

Sanksionimi i zgjedhjeve primare në Kodin Elektoral dhe regjistrimi në avancë i atyre që duan të votojnë në to nuk garanton moskontestime, por i ul ndjeshëm gjasat e kontestimit. Sidoqoftë, një ndryshim i tillë dramatik në Kodin Elektoral (në qoftë se ndodh) mund të ndodhë në një të ardhme të largët…

Për të ardhmen e afërt fare, platforma e Gazmend Bardhit për ndërthurjen e primareve të PD-së me sondazhe nga kompani ndërkombëtare me reputacion mund të jetë zgjidhja më racionale. Të paktën për bashkitë e mëdha…

Zaloshnja: Primaret e PD-së nuk janë si të Republikanëve në Amerikë…