Rusia po përpiqet të arrijë një armëpushim të shkurtër për të rifituar fuqinë e saj. Disa do ta quajnë fundi i luftës, por vetëm fundi i luftës nuk garanton paqen. Një pauzë e tillë vetëm sa do ta përkeqësojë situatën”, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një fjalim video në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.
“Çdo lëshim i tokës apo i sovranitetit tonë nuk mund të përkufizohet si paqe. Kompromiset do të sjellin gjak të ri. Një paqe e vërtetë e qëndrueshme dhe e ndershme mund të jetë vetëm rezultat i shpërbërjes së plotë të agresionit rus”, shtoi presidenti ukrainas.
Dje këshilltari i tij, Mykhailo Podolyak, tha se lufta mund të përfundojë edhe para se Ukraina të çlirojë të gjitha territoret me mjete ushtarake.
“Gjatë ditës, personeli i përkushtuar ka punuar për të rivendosur mundësinë teknike normale të furnizimit me energji elektrike, si rezultat tashmë ka shumë më pak ndërprerje emergjente”, tha gjithashtu presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në mesazhin e tij të mbrëmjes në Telegram.