Zelensky ditën e sotme ka shkruar në Telegram se në Ukrainë duhet të mbizotërojë paqja, e cila është një nevojë globale.

Ai ka shkruar se Rusia nuk dëshiron të bëjë paqe, e cila po përgatitet për një fazë të re agresioni.

Presidenti ukrainas ka shkruar se ndershmëria globale duhet të mbrohet dhe të rritet presioni ndaj Rusisë për terror.

Ai shtoi se racionaliteti global duhet të ruhet me patjetër dhe duhet që ata të vazhdojnë të mbështesin luftën e tyre për liri.

“Paqja në Ukrainë është një nevojë globale. Theksoj: nuk është një pauzë e përkohshme, jo një iluzion paqeje me të cilin Rusia po përpiqet, vetëm për t’u përgatitur për një fazë të re agresioni, por paqe e vërtetë. E di që mund të arrihet. Por për këtë ne duhet të ruajmë unitetin global dhe të vazhdojmë të mbështesim luftën tonë për liri. Është e nevojshme të mbrohet ndershmëria globale dhe të rritet presioni ndaj Rusisë për terror. Dhe është e nevojshme të ruhet racionaliteti global”, me këto fjalë, presidenti ukrainas, Zelensky, iu drejtua pjesëmarrësve të Forumit të Ekonomisë së Re në Bloomberg, siç shkruan ai në Telegram.