Kombëtarja e Zvicrës është pjesë e grupit G në Kupën e Botës, aty ku bëjnë pjesë edhe Brazili, Serbia dhe Kameruni. Trajneri i Murat Yakin ka publikuar listën e 26 lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren helvete në Katar 2022.
Mes lojtarëve të grumbulluar janë tre lojtarë shqiptarë: kapiteniGranit Xhaka (Arsenal), Xherdan Shaqiri (Chicago Fire) dhe Ardon Jashari (Luzern). Ky i fundit është 20 vjeç dhe luan si mesfushor shkatërrues tek ekipi zviceran.
Jashari ka lindur në Zvicër dhe është një prodhim i klubit të Luzernit. Ai po zhvillon paraqitje shumë të mira në kampionatin helvet dhe deri në këtë fazë të sezonit numëron 14 ndeshje me Luzernin.