Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka shprehur falënderimet e saj ndaj Postës së Kosovës, të cilët kanë zgjedhur të imazhin e artistes në pullën më të re postare, që është vendosur që të lëshohet sot në qarkullim postar, pikërisht në ditën e lindjes së këngëtares.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, këngëtarja ka shprehur keqardhje që nuk ka mundur të ishte fizikisht në Kosovë për të pranuar dhuratën, por që premtoi se do të vizitojë Kosovën e do të shpreh vlerësimin e saj.
“Ndihem mirënjohëse sot. Faleminderit Posta Kosova për këtë surprizë të veçantë për ditëlindjen time. Unë jam nderuar me një pullë poste në Kosovë, jam e lumtur dhe e nderuar të jem pranë gjyshit tim Besim Sahatciu, i cili është i njohur për kontributin e tij në Art dhe Filma.
Ndihem e keqardhur që nuk mund të jem aty për ta marrë këtë personalisht për shkak të angazhimeve të punës, por kur të mundem do të vij t’ju vizitoj dhe të tregoj të gjithë vlerësimin tim! Faleminderit! Dhe faleminderit të gjithëve për urimet e ditëlindjes! Jam e lumtur që kam miqtë më të mirë fansa dhe familjen time. Mezi po pres t’ju tregoj me çfarë kam punuar. Prisni 2023. Ju dua.”, shkruan këngëtarja.