Ditën e sotme në Katar, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, hapi Kupën e Botës 2022 me konferencën e parë zyrtare për shtyp përpara ndeshjes së nesërme.
Infantino u përgjigj ashpër ndaj kritikave për organizimin e eventit dhe pak momente më vonë, edhe drejtori i komunikacionit në FIFA, Bryan Swanson nuk kishte frikë të dilte hapur në një shtet ku homoseksualiteti është i ndaluar.
“Unë kam punuar me Gianni Infantino prej disa kohësh tashmë dhe gjithmonë kam ndjerë gjithmonë mbështetje.
Jam gay, si shumë kolegë të tjerë në FIFA dhe gjithmonë e kemi ndjerë këtë suport. FIFA është një organizatë gjithëpërfshirëse që përpiqet të ndihmojë këdo.
Ne jemi në Katar për punë dhe deri tani nuk kemi patur as edhe një problem.” u shpreh Swanson.