17 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit nga 336 testime të bëra në vendin tonë. Numri më i madh i tyre është në Tiranë. Fatmirësisht nuk ka pasur humbje jete. Ndërsa në të gjithë vendin, janë shëruar 7 qytetarë brenda 24 orëve të fundit.

Rastet e reja raportohen në këto bashki: 11 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Durrës, Kamëz, Fier, Vlorë, Tepelenë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Janë 155 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po merr trajtim 1 pacient.