Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shkarkuar nga puna punonjësen e këtij institucioni, Erisa Fero, të arrestuar ditën e sotme nga Policia e Pogradecit për transport të lëndëve narkotike.
Përmes një njoftimi për shtyp AKSHI ka sqaruar se ndaj Fero, punonjëse pranë sektorit të e-Albania, në nivelin specialiste, tashmë ka nisur procedurën e shkarkimit.
Njoftimi për Shtyp:
Në vijim të deklaratës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, për finalizimin e operacionit “Restart”, me arrestimin e 3 shtetasve, ndër të cilët dhe znj. Erisa Fero, AKSHI njofton se: bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi (Kodi i Punës), ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin nga puna të këtij personi.
Znj. Erisa Fero, ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, dënon çdo akt të kundraligjshëm dhe siguron se do të jetë gjithmonë mbështetëse në proceset e institucioneve që veprojnë në mbrojtje të ligjit.