32 qytetarë janë infektuar me COVID në vendin tonë dhe janë kryer gjithsej 424 testime gjatë 24 orëve të fundit. Personat e infektuar janë në këto qytete: 14 në Tiranë, 4 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Lezhë, Durrës, Kamëz, Fier, Vlorë, nga 1 qytetarë në Lushnje, Sarandë, Kuçovë, Elbasan.
Gjithsej janë 189 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2 dhe janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,670 që nga fillimi i epidemisë.