Megi Pojani është një ndër emrat më të lakuar për të qenë pjesë e edicionit të dytë “Big Brother VIP”. Aktorja e cila ishte e ftuar së fundmi në “Goca dhe gra” i dha fund të gjitha spekulimeve në lidhje me pjesëmarrjen në shtëpinë e famshme. Ajo u shpreh se nuk do të futet në program dhe se “Dancing With The Stars” e ka stresuar mjaftueshëm. “Nuk e di pse dalin gjithmonë por jo nuk kam asnjë plan për tu futur në “Big Brother VIP”, u shpreh Megi.
Ashtu si kemi ndjekur edhe nga rrjetet sociale, tashmë po punohet për detajet e fundit në shtëpinë, që pritet të shndërrohet ndër më të famshmet pas hyrjes së banorëve VIP. Arbana Osmani ka zbuluar se edicioni i dytë i “Big Brother VIP” do të nisë së shpejti dhe se ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit ka një konkurrencë të madhe për të qenë pjesë e “reality show”- t.
Ndërkohë vetë moderatorja, Arbana Osmani, ka zbuluar detaje rreth konkurrentëve të këtij viti. Teksa u pyet nëse mendon se do të ketë një dyshe “rivale” si Iliri dhe Donaldi, ajo tha se shpreson që jo.“Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar.
Të gjithë ata që kanë marrë pjesë janë parë në 360 gradë, në të mirat dhe dritëhijet e tyre, por kanë sjellë te shikuesit më shumë të mira sesa skandale, personazhet ishin me të vërtetë shumë simpatikë. Ky antagonizmi Ilir-Donald tërhoqi shumë, tifozeritë u krijuan.‘Big Brother’, edicioni i dytë VIP, do të nisë brenda këtij viti, është përzgjedhur kasti. Nuk kemi kërkuar gjëra të veçanta, të çuditshme.
Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere interesantë, të këndshëm, pas së cilëve njerëzit të afeksionohen. Çfarë ndodhi me ‘Big Brother’-in vjet ishte se njerëzit i pëlqenin personazhet e ‘Big Brother’-it, u bënë fansa të tyre, nuk është se e ndiqnin ‘Big Brother’-in për të parë sherre dhe skandale, këtë gjë kemi kërkuar prapë.
Ndryshe nga viti i kaluar, janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera, nuk po them më të mira, por shumë më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë. Mesa duket kemi bërë një punë shumë të mirë edicionin e kaluar”, tha Arbana Osmani.
Referuar pritshmërive, personazhet e këtij viti ndoshta do të lënë në hije ata të vitit të kaluar, por kjo mbetet për t’u parë.Arbana nuk bëri publike datën e nisjes së spektaklit, por “reality show” pritet të nis me 26 dhjetor dhe gjithashtu këtë vit do të jetë dy herë në javë, të martë e të premte.