Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Një spektakël, i cili moderohet nga Bora Zemani dhe Eno Popi. Të premten që kaloi e ftuara speciale ishte Elvana Gjata, e cila performoi disa herë gjatë spektaklit, ku arriti të ‘elektrizonte’ të gjithë skenën, por gjithashtu ishte dhe pjesë e jurisë, ku për herë të parë do të jepte gjykimin e saj për performancat e konkurrentëve, të cilët do të kërcenin disa nga hitet e saj ndër vite.
Së fundmi Bora ka postuar në Instagram disa foto me Elvanën nga nata e spektaklit, ku përvec se të dyja duken shumë bukur, Bora na ka zbuluar një sekret dhe gjithashtu një të përbashkët mes të dyjave, që askush nuk e di. Duket se të dy baballarët e bukurosheve kanë qënë oficerë, pasi në foto Bora shkruan: Goca oficerash! Më pas Elvana i ka ripostuar fotot në Instastory, ku e ka mbështetur Borën dhe ka shkruar: Ka një arsye nga buron disiplina për punën
U kuptua se të ishte pjesë e jurisë ishte një sfidë shumë e vështirë për këngëtaren, e cila pas përfundimit të spektaklit ka postuar një foto të saj për të treguar gjendjen në të cilën ndodhej. E shtrirë përtokë me fustanin e saj të kuq.