Inspektorati Kombëtar i Mbrojtës së Territorit po vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave publike.

Sikurse u bë me dije mëngjesin e sotëm IKMT ka shembur një objekt 4 kate mbi tokë me sipërfaqe 2160m2 dhe 1 kat nëntoke me sipërfaqe 898.8m2, ndërtuar pa leje në bashkinë e Himarës, në Dhërmi.

Për realizimin e operacionit u hapën 618 furnela (vrima) në trupin e objektit ku u vendosën 30 kg lëndë eksploziv.