Ditën e djeshme gjatë spektaklit të “Big Brother VIP 2” u diskutua shumë fakti që Olta nuk i vizitoi fare Zhaklinën dhe Ronaldon në rulotë. Por mes të tjerash a Kejvina, është rrëfyer edhe për zhgënjimin e madh që ka marrë nga aktorja.

“Unë e adhuroj, realisht unë e adhuroj Oltën si personazh. Unë tani po e njoh si njeri, më zhgënjeu pak sonte por e di që do më lirojë. Po unë e adhuroj, realisht për mua është një f*cking DIVA, për aktrim, aktoret ça janë në Shqipëri nuk ja fut asnjëra asaj.

Për mua është dhe shumë e bukur, shumë sensuale dhe shumë e aftë. Unë thashë tani po e njoh si njeri, nuk mund të arrij në konkluzione e gjëra dhe sonte kanë ndodh ca situata. Në fund të ditës duhet të kujtojmë se ka dhe një fëmijë në shtëpi dhe ka një ngarkesë emocionale domethënë nëse neve na shkon 100, asaj i shkon 1000.”- tha ajo.