Një ukrainas do të kalojë 11 vjet në burg pasi u ka dhënë trupave ruse informacione sekrete ushtarake. Ai ishte një banor vendas që bashkëpunoj me vullnet dhe dëshirë të plotë me Rusinë. Ndërkohë, sipas Sky News, raportohet se ai bashkëpunoj me shokun e tij të klasës, i cili është anëtar i një prej grupeve terroriste për të mësuar planet sekrete ushtarake. Personi i cili ka i ka treguar palës ruse informacionet ushtarake të Ukrainës është arrestuar që në mars nga autoritet vendase dhe tani është marrë vendimi me 11 vite burg.

“Pas fillimit të pushtimit në shkallë të plotë, ai mblodhi informacione rreth vendndodhjeve dhe lëvizjeve të njësive të forcave të mbrojtjes në zonat e vijës së parë të rajonit Donetsk. Para së gjithash, sulmuesi u përpoq të identifikonte pozicionet luftarake dhe fortifikimet e forcave të armatosura ukrainase në zonën e Kramatorsk”, shkruhej në deklaratën zyrtare publikuar nga mediat e huaja. Rusia synonte ta përdorte këtë informacion për të “përgatitur dhe kryer sulme raketore” në Kramatorsk në rajonin e Donetsk.