Alfred Lela thotë se Sali Berisha nuk do të shkojë në Polici për të dhënë dëshminë e tij, në lidhje me goditjen që iu bë në protestën e djeshme.
Ai thotë se Policia është duke e provokuar Berishën, që e thërret për të dëshmuar.
“Më marrin gazetarët për të më pyetur: a ka marrë Berisha thirrje për të dëshmuar në polici dhe kur do shkojë?
Pra, Berisha duhet ta denjoka këtë polici kulimo-politike dhe të shpenzojë, qoftë edhe një minutë me të, sikur dëshmia e tij nuk u dha e plotë publikisht, dhe sikur nuk u pa gjithçka publikisht.
Sikur dhuna në fytyrën e tij dhe të opozitës nuk mjafton!!!
Policia duhet të bëjë mbrapsht nga seria e provokimeve dhe të rrijë në vrimën e saj që qelbet era këmbë korrupsioni”, shkruan zëdhënësi i Berishës.