Partia Demokratike do të dalë me kandidat për kryebashkiak dhe këshilltar në të gjitha bashkitë e vendit ne zgjedhjet vendore të 14-majit të vitit 2023. Kështu u shpreh kryetari i grupit parlamentar të kësaj force politike Enkelejd Alibeaj, gjatë një takimi me strukturat në Mirditë.
Alibeaj shtoi se demokratet nuk mund të jenë pjesë e Partisë së Lirisë, ndërsa akuzoi grupin e Rithemelimit se ka votuar në parlament njësërë projekt vendimesh që i shërbenin Edi Rames.
‘Disa kanë gjetur të distancohen nga vlerat e PD-së që kemi pasur. Synimi takimit është riorganizim të nxjerrë nga kryesia e PD-së. Disa njerëz kontributore njerëz qëi kemi pasur në krah. PD është këtu. E të qenit demokrat është e të qenit koherent. Ky është besimi ynë politik. Me gjithë diferencat që mund të kemi janë këto vlera që na mbajnë ne bashkë. PD do marrë pjesë në zgjedhjet lokale 2023 me formacion të plotë. Jo vetëm këtu por në gjithë Shqipërinë, është detyrim i PD-së.’- u shpreh Alibeaj.
Deputeti Agron Gjekmarkaj dhe kryetari i degës së Partisë Demokratike në Mirditë Mark Ruçi akuzuan Sali Berishen përçarjen dhe gjuhen e urrejtjes mes demokrateve.
‘Jemi këtu njerëz të lirë. Kemi ardhur me vullnetin tonë. Nuk jemi pak, secili nga ne ka bindjet e veta. Një pjesë e PD-së quajtur Rithemelim ka zgjedhur një mënyrë sfiduese një gjuhë të ashpër me ne me një gjuhë me akuza, si të shitur si të blerë. Pra kemi mbetur te PD, te ajo parti që gati padrejtësisht quhet PD zyrtare pavarësisht përplasjeve të brendshme që kanë ndodhur.’- tha Gjerkmarkaj.
Ky takim vjen në kuadër të riorganizimit të strukturave të Partisë Demokratike dhe përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 14-majit të vitit ardhshëm.
Kandidatët e Grupit të Alibeajt
Mallakastër- Agron Kapllanaj
Poliçan – Florian Qamo
Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
Kamëz – Bilbil Bajraktari
Lezhë – Sandër Marku
Krujë – Sabah Sheta
Dibër – Naim Gazidede
Kurbin- Genc Doçi