Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e marrë në datën 2 qershor të këtij viti ku ish drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi u dënua me 2 vite burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës së tij. Si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i Gëllçit reduktohet në 1 vit dhe 4 muaj heqje lirie.
Vendimi i lënë në fuqi nga GJKKO lë në burg edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Julian Tapia, Ervin Muraj dhe Alban Malaveci të cilët u dënuan me nga 1 vit burg secili. Vuajtja e dënimit ndaj të pandehurve nis që nga data e arrestimit të tyre, pra nga 8 tetori i vitit 2021.
Thoma Gëllçit dhe zyrtarëve të tjerë të arrestuar, u ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për një afat kohor 5 (pesë) vjeçar.
Gëllçi dhe anëtarët e komisionit të Vlrësimit, akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike. Bëhet fjalë për tenderin prej 87 milionë lekësh të planifikuar për blerjen e pajisjeve të RTSH-Agro. Kanë qenë denoncimet e bëra nga kompanitë e skualifikuara në tender, ato që kanë bërë të mundur arrestimin e tre zyrtarëve të komisionit dhe të ish drejtorit.