Gazetari Arjan Çani është shprehur se Lulzim Basha do të kthehet sërish në PD.
Ai theksoi se Basha është duke negociuar për t’u rikthyer me siglën e PD-së ndërsa ka shtuar se ai është një njeri që di të flasë dhe t’i drejtohet publikut.
“Luli do rikthehet me siglën e PD-së. Do rikthehet në formën e vet. Luli ka zgjedhur një mënyrë më të thjeshtë. Luli është duke negociuar.
Në fund të fundit këto 8 vite i kanë shërbyer. Është një njeri që di të flasë, di t’i drejtohet publikut. Luli e ka të lehtë për t’u rikthyer. Nuk e di nëse do rikthehet si kryetar i PD-së apo jo“- tha ai.
Ndërsa Lorenc Vangjeli thotë se Lulzim Basha nuk dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, por u shkarkua.
Vangjeli u shpreh se 6 marsi ishte një goditje për Bashën, ku u pa se shumica e demokratëve nuk e donte në krye të partisë.
“E shkarkuan demokratët, të cilët rrëfyen një sondazh. Një sondazh i cili rrëfeu që shumica e demokratëve nuk besonin më te ai. Atë gabim që bëri pas 25 prillit, yshtur nga doktori, e bën në 6 mars, të frustruar tashmë nga humbësi serial.
Le ta quajmë i shkarkuar, meritë do të ishte nëse do të kishte mbyllur ciklin e tij, në të gdhirë të 26 prillit”, theksoi ai.