Kryeministri Edi Rama ndodhet për vizitë në Azerbajxhan, i shoqëruar nga zv/Kryeministrja dhe ministrja e Energjetikës Belinda Balluku, dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro.
Zv/Kryeministrja Balluku, në një postim në rrjetet sociale, ka njoftuar se 3 çështjet kryesore të diskutimit mes dy palëve do të fillojnë të vihen në zbatim sa më parë.
Ato janë hapja e ambasadave respektive në Tiranë dhe Baku, gazifikimi i Shqipërisë të nisë me Korçën dhe pjesëmarrja e SOCAR në projektin e integruar të Vlorës.
“Hapja e ambasadave respektive në Tiranë dhe Baku, projekti i gazifikimit të Shqipërisë, duke nisur menjëherë me Korçën, pjesëmarrja aktive e SOCAR në projektin e integruar rajonal të Vlorës, ishin vetëm tre nga prioritetet strategjike që u vendosën për të avancuar sa më parë. Çështje të tjera ekonomike e diplomatike u panë me interes nga të dy delegacionet për t’u diskutuar më tej në nivel teknik. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit sot janë në nivelin më të lartë dhe premtues për bashkëpunimet e së ardhmes”, shkruan në Facebook zv/Kryeministrja Belinda Balluku.