Belind Këlliçi do të jetë kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 14 majit, 2023, pasi Ilir Mehmeti vendosi të tërhiqet nga balotazhi. Mesa duket, Berisha iu bind Ilir Metes per te patur Këlliçin kandidat.
Dy kandidatët e balotazhit të procesit të primareve në PD, Ilir Alimehmeti dhe Belind Këlliçi kanë njoftuar sot se do të garojnë së bashku, sipas modelit amerikan.
Kështu Këlliçi do të jetë kandidati për kryetar, ndërsa Alimehmeti do të jetë kandidati për nën-kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Në një konferencë të përbashkët për media, Alimehmeti dhe Këlliçi vlerësuan si garën dhe njëri-tjetrin, dhe njoftuan nisjen e fushatës së përbashkët.
Këlliçi: Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij procesi, e realizuar për herë të parë me këtë standard. Ne sot do të aplikojmë modelin amerikan të garës, kam kënaqësinë time më të madhe sot, sot nuk jam unë por jemi ne. Alimehmeti krahu im i djathtë, dhe pas 14 majit si nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.
Alimehmeti: Anëtarësia shprehu me votë se kë do të dëshironte për kandidat për Bashkinë, i falenderojmë për një proces nga fillimi në fund pa asnjë vërrejtje. U numëruan nga fillimi në fund pa asnjë problem. Gjithmonë kam qenë i bindur që ka qenë anëtarësia ajo që duhej të shprehej, dhe jo sipmatizantët. Anëtarësia foli, foli në favor të djalit të shkëlqyer që kam në krah, Belind Këlliçit.