Sali Berisha në konferencën e fundit për këtë vit për gazetarët e cilësoi, vitin 2022 si vitin e opozitës shqiptare. Në fjalën e tij, Berisha sulmoi sërish ambasadoren e SHBA-së, pas shpalljes ‘non grata’, për të cilën tha se është përfshirë në një akt madhor korruptiv duke mashtruar qeverinë e vet për korrupsionin imagjinar të Sali Berishës.
‘Edi Rama përdori drejtësinë me qëllimin e vetëm që të gjunjëzonte opozitën. Përdori bandat, forma nga më të turpshme të korrupsionit gjer dhe sulmet fizike të paprecedentë ndonjëherë në historinë e këtij vendi me qëllimin me ogurzi të zhdukjes së opozitës. Në këtë përpjekje do të nxi në historinë e turpit qëndrimi i ambasadores së SHBA, e cila në një akt madhor korruptiv kishte mashtruar qeverinë e vet për korrupsionin imagjinar të Sali Berishës. Bëri gjithçka ti diktojë opozitës kryetarin e saj. Përdori abuzoi dhe shpërdori duke shkelur çdo ligj, çdo konventë ndërkombëtare për ti diktuar opozitës kryetarin. Por ky është viti i opozitës pasi asgjë nuk mposhti dot idealet e demokratëve. Ato u ngritën fuqishëm kundër armikut të egër të votës së lirë, kundër atyre që përdorën korrupsionin për të luftuar anti-korrupsionin në Shqipëri. Të bashkuar tek idealet e të vërtetës dhe të lirisë, qytetarët shqiptar opozitar qendruan. Këtë vit u faktuar kombit dhe botës se Shqipëria ka një opozitë më të fuqishme se kurrë më të vërtetë se kurrë,’- u shpreh Sali Berisha.