Sot në Kuvend, do të votohet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, ku i dyti në renditje si kandidat është edhe Ardian Dvorani. Kjo ka bërë që Sali Berisha t’i rikthehet akuzave për Ardian Dvoranin.

“T’i bëjmë një letër DASH, Biden, nuk mund të fyhen shqiptarët në këtë mënyrë, nuk mund t shpallet kampion drejtësie, Ardian Dvorani, është një xhelat, është prokurori i djemve që rrëzuan shtatoren e Stalinit, pse e ka Kim këtë pasion për xhelatët e Partisë Komuniste. Nuk mund të ishte anëtar gjykate”, tha Berisha.