Sali Berisha ka sulmuar sërish ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King Smith për shpalljen non grata nga Britania e Madhe.
Berisha thotë se ai është korruptuar nga qeveria e Shqipërisë, madje për këtë pretendon se ka në dorë edhe dosjen përmes së cilës do të vërtetojë se si është korruptuar ambasadori britanik.
“Një zonjë shtroi me të drejtë problemin sesi ajo priti shpalljen non grata nga Britania. Nuk doja që në këtë takim të ndalem në këtë problem, por meqë jam do them dy fjalë. Çfarë është kjo? Dëshmi më flagrante e bashkëpunimit të korrupsionit shqiptar dhe ndërkombëtar.
Kjo është dëshmia më flagrante sesi një qeveri e korruptuar në çdo qelizë korrupton një ambasador. Këto që ju them këtu do ua faktoj, tani disponoj dosjen, sesi një qeveri korrupton një ambasador të një vendi të mrekullueshëm, që ka kontribute të mëdha në liritë e botës, me mashtrime në çdo faqe që ka shkruajtur.
E njëjta gjë është sesi korrupsioni i kësaj qeverie me korrupsionin e Soros korruptoi një ambasadore dhe jo vetëm atë për të marrë një vendim pa fakt provë bazë, me qëllim për të dëmtuar opozitën dhe ndihmuar qeverinë më të korruptuar për shkak të aftësive korruptive të kësaj qeverie.
Kjo do të thotë se sa agresive është kjo qeveri dhe sa korruptive është kjo qeveri. Arrin të krijojë ombrellë me korrupsion ndërkombëtar për mbrojtjen e saj duke luftuar anti-korrupsion. Në 98 vite s’kam bërë gjë tjetër veçse luftuar korrupsionin”, tha Berisha.