Analisti Lorenc Vangjeli komentoi mbrëmjen e sotme protestën e 6 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai u shpreh në një intervistë në “ABC News” se protesta e thirrur Berisha, në më 6 dhjetor, ditë që përkon me Samitin e BE-së në Tiranë, është një veprim i dëshpëruar, që nuk është llogaritur mirë.

Vangjeli tha se samiti është çështje ndërkombëtare, ndërsa protesta “një hall” lokal, e këto të dyja sipas tij nuk duhet të trazohen.

Ai tha ndër të tjera se ditën e protestës, Berisha do të ketë një sy në telefon e një vesh në derë.

“Ky është një samit ndërkombëtar, ndërsa halli ynë është lokal. Ti trazosh të dyja këto është gaf, naivitet, egoizëm dhe llogari e gabuar nga ata që duan të bëjnë protestësn. Është një hesp i vogël në një histori ndërkombëtare.

Një hesap i gabuar, i ndërtuar për interesa të caktuara. Në 6 dhjetor do të faktorizohet ndërkombëtarisht se çdo llogari që bëhet me Ramën kalon edhe nëpërmjet tij. Berisha i llogarit fjalët, por ky është një veprim i dëshpëruar. Doktori po luan si lojtar bilardo. E përfytyroj doktorin me sytë te telefoni dhe veshin te dera”, tha Vangjeli.