Sot ish kryeministri, Sali Berisha pritet të paraqitet në drejtorinë e Policisë së Tiranës për të dëshmuar mbi sulmin e djeshëm ndaj tij.
Sot ish kryeministri, Sali Berisha pritet të paraqitet në drejtorinë e Policisë së Tiranës për të dëshmuar mbi sulmin e djeshëm ndaj tij. Mbrëmjen e djeshme janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tyre, dy prej truprojave të Berishës. Në pamjet ku dhunohet ish kryeministri, truprojat e tij kanë ndërhyrë menjëherë ndaj agresorit 31 vjeçar, Gert Shehu, të cilin e kanë dhunuar ashpër së bashku me disa prej protestuesve të tjerë.
31 vjeçari, pësoi dëmtime të shumta në fytyrë dhe në trup dhe për rrjedhojë u transportua në spitalin e Traumës ku ende po merr mjekimin e nevojshëm.