Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Astrit Hado i ftuar në studion e ABC Live në një bashkëbisedim me gazetaren Sibora Bitri u shpreh se që nga data 2 dhjetor ka filluar shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët.
Drejtori i ISSH Hado tha që fondet janë të mjaftueshme, edhe për ata pensionistë që për arsye të ndryshme nuk e tërheqin pensionin.
“Nëse pensionistët nuk e tërheqin pensionin, kanë të drejtë ta marrin deri në 36 muaj. E kemi lidhur bonusin me pensionin, edhe ata që nuk i është lidhur pensioni deri më 31 dhjetor, edhe ata do ta marrin, të gjithë atyre që iu lind e drejta, fondet janë dhe do ta marrin dhe bonusin”, tha Hado.
Shpërndarja do të bëhet me grafik, është një proces pagese normalisht, njësoj siç bëhet pagesa e pensionistëve, dhe nuk priten grumbullime apo rradha, tha drejtori i ISSH Hado.