Bonusi për bebet ka shkuar për prindërit e 36 mijë të porsalindurve të këtij viti. Lajmin e ka dhënë kryeministri, Edi Rama nëpërmjet një postimi të bërë në facebook, ku thekson shumat e dhëna për bonusin e fëmijëve, duke u nisur nga numri i tyre.
“Mirëmëngjes, dhe me lajmin e mirë se bonusi i bebes (40,000 lekë për fëmijën e parë; 80,000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë) u ka shkuar prindërve të më shumë se 36 mijë të porsalindurve këtë vit, ju uroj një javë të mbarë”- shkruan Rama në facebook.
Bonusi për fëmijët e porsalindur është një politikë sociale e ndërmarrë nga qeveria shqioptare për të bërë të mundur përballimin e shpenzimeve nga ana e prindërve dhe stimulimin për rritjen e numrit të porsalindurve në vend.