Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaroi se të 27 vendet anëtarë të Bashkimit Evropian mbështesin propozimin e Francës dhe Gjermanisë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Deklaratën, Borrell e dha ditën e djeshme në Bruksel, në konferencën për shtyp pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, shkruan Euronews Serbia. Borrell shpreson se Beogradi dhe Prishtina do të angazhohen për de-përshkallëzimin e situatës dhe kthimin në dialog. “Palët duhet të kthehen në dialog. Kjo është detyra që BE-ja ka marrë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe unë si ndërmjetës. Kjo është e nevojshme për të dyja palët në rrugët evropiane.

Pas incidenteve të verës dolëm me një propozim për dy liderë, e kemi përditësuar javët e fundit, pas marrëveshjes së fundit që arritëm për targat, që shpresonim të shmangnim tensionet. Ne e kemi ofruar atë propozim dhe duhet ta paraqesim urgjentisht. Jam i lumtur që morëm mbështetjen e fortë të të gjithë ministrave për këtë nismë. Tani është një propozim i 27 vendeve të BE-së”, theksoi ai.