Kupa e Botës që po zhvillohet në Gji është vetëm një ngjarje fasadë që fsheh intriga tronditëse, korrupsion, dizinformacion, shfrytëzim dhe vdekje. Gjithçka në emër të fitimit.

Një gadishull i vogël me pak më shumë se 11500 kilometra katrore, me rreth 3 milion banorë të shtrënguar midis detit të rërës arabike dhe Gjrit Persik dhe të ulur mbi një rezervë të madhe nafte që e bën Katarin poseduesin e 3% të rezervave botërore dhe gazit natyral për të cilin është prodhuesi i parë absolut. Nja dhjetë provinca origjina e të cilave i përket periudhës Ubaid (6500 – 3800 B.C.) të paktën po t’u përmbahesh gjetjeve të fundit në afërsitë e Al-Da’asa, në bregun perëndimor, dhe në ishullin e vogël Al-Kor, në dëshmi të raporteve tregëtare midis tribuve të Katarit dhe tribuve të Kasitëve, që banonin Bahreinin e sotëm. Si emirat i pavarur, Katari lindi në shtatorin e 1971, pra në kohë të vonshme, pasi është dominuar prej mijëra vitesh nga Perandoria Persiane, më pas nga monarkia e Bahreinit dhe më pas nga Perandoria Otomane. Historia e Katarit ka disa etapa themelore, si beteja e Al-Wajba e marsit 1893 në luftën për pavarësi, që shënoi fillimin e fundit për dominuesit otomanë; apo bashkimin e njësive të ndryshme në dhjetorin e 1878 nga dora e sheikut Jassim bin Mohammed Al Thani, babai themelues i kombit.

Ndryshe nga pjesa më e madhe e emirateve fqinje, Katari ka refuzuar të bëhet pjesë e Arabisë Saudite apo e Emirateve të Bashkuara Arabe pavarësisht orientimit të përbashkët vahabit të fesë islamike. Kusuri është histori e njohur: në vitet ’80 të ‘900, me luftën Iran – Irak, Katari mbështeti Bagdadin, por u deklarua kundër kur në 1991 Saddam Husseini pushtoi Kuvajtin, duke hyrë e bërë pjesë e koalicionit ndërkombëtar për Luftën e Parë të Gjrit. Grindjet territoriale me Arabinë Saudite e shtatorit 1992 i vunë në krizë raportet e mira midis dy vendeve, që arritën një marrëveshje në majin e 1993. Në qershorin e 1995 trashëgimtari i fronit Hamad bin Khalifa Al Thani shkarkoi babain Khalifa bin Hamad Al Thani dhe nisi një politikë hapjeje ndaj Iranit, Irakut dhe Palestinës. Në marsin e 2001 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e Kombeve të Bashkuara i kanë njohur shtetit të Bahreinit sovranitetin mbi ishujt Hawar, të pretenduara nga Katari, duke zgjidhur një grindje që shtyrej prej dekadash. Në 2013 emiri ka abdikuar vullnetarisht në favor të të birit Tamim bin Hamad Al Thani.

Në qershorin e 2017, me një lëvizje të koordinuar, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Egjipti dhe vende të tjera myslimane kanë ndërprerë raportet me Katarin, duke e akuzuar për mbështetje ndaj grupve integraliste si Hamasi, për mbështetjen e destabilizimit iranian dhe të Vëllazërisë Myslimane në Egjipt. U aplikuan sanksione, mbyllje e kufijve tokësorë, detarë dhe ajrorë ndaj kompanive dhe qytetarëve të Katarit, si edhe përjashtimi i këtyre të fundit nga vendet e Gjirit. Në janarin e 2021, Katari dhe Arabia Saudite kanë rënë dakord për një zgjidhje të krizës të ndërmjetësuar nga Kuvajti dhe Shtetet e Bashkuara. Arabia Saudite ka rihapur kështu kufirin me Katarin dhe nisur procesin e pajtimit, në vijim të samitit Al-‘Ula të mbajtur nga Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit.

Ana e errët

Mirqënie, pasuri, luks, flukse të mëdha parashë, investime, të gjithë elementë që kanë anën proverbiale të medaljes. Paraja quhet para, kjo është fakt, por pak herë kaq shumë kaq ka qenë në një pikë të caktuar të pistë dhe kurrë nuk është asistuar në diçka të ngjashme, që me sportin nuk ka asgjë të përbashkët, ndërsa Fédération Internationale de Football Association praktikisht ia ka shitur ofruesit më të mirë turneun dhe gjithçka vërtitet rreth tij, direkt apo indirekt, të drejta televizive dhe spote publicitare të përfshira. Për saktësi, Neni.3 i Statutit të FIFA përcakton se organizata impenjohet të garantojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut të njohura në nivel ndërkombëtar. Në këtë nuk duhet harruar se FIFA denoncon një faturim vjetor prej rreth 7 miliard eurove, me një kapitalizim tregu me rreth 40 miliard dhe me statut nuk është kompani me qëllim fitimi.

Nga ana tjetër, numrat flasin qartë. Mjafton të mendon për manifestimin e organizuar në stadiumin Herne, në Gjermani, ku punonjësit e Agjencisë për Sigurinë e Punës kanë ndezur 20000 qirinj, në mes të 3500 thasëve prej rëre në formë topi futbolli, secili për çdo punëtor të vdekur në projektin e madh e ndërtimit të stadiumeve, të modernizimit të kryeqytetit Doha e të qyteteve të tjera që mirëpresin Botërorin e XXII, duke proklamuar se FIFA dhe qeveria e Katarit kanë kaluar sipër trupave të viktimave në kushte çnjerëzore, të nxehëtit, lodhjes, sigurisë inekzistente dhe tjetër akoma. Disa burime më pak zyrtare flasin për mbi 7000 të vdekur në 15 vitet e fundit, në një total prej rreth 2 milionësh, qysh kur Katari i ka dhënë fillimin një ngjitjeje marramendëse, duke investuar në sektorë të shumtë, me caktimin e turneut. Edhe e përditshmja e njohur britanike “The Guardian” e përcjell shifrën e 6500 viktimave, por nënvizon se një shifër e tillë u referohet vetëm emigrantëve nga Bangladeshi, India, Sri Lanka, Pakistani e Nepali, sipas të dhënave të transmetuara nga ambasadat respektive. Për pasojë, numri është domosodshmërisht më i lartë, duke pasur parasysh mijërat e ardhur nga Afrika, Filipinet dhe Amerika e Jugut. Në të kundërt, autoritetet e Katarit pranojnë vdekjet e vetm 37 punëtorëve, në lidhje të drejtpërdrejtë me ngritjen e 8 stadiumeve dhe të infrastrukturave për Botërorin, duke parë se mijërat e tjera duket se janë regjistruar si vdekje për shkaqe natyrale, si mungesa e frymëmarrjes apo kriza kardiake, ndoshta prej kushteve dhe ritmeve të punës në 50 gradë…

Qeveria e Dohas ka pohuar: “Koeficenti i vdekshmërisë midis këtyre komuniteteve futet në intervalin e parashikuar për dimensionet dhe demografinë e popullsisë. Megjithatë, çdo jetë e humbur është një tragjedi dhe asnjë përpjekje nuk kursehet në tentativën për ta parandaluar çdo vdekje në vendin tonë”. Dhe për anën e saj, siç deklarohet nga numri një i saj Gianni Infantino, FIFA bën veshët si tregëtar, duke u shprehur i befasuar nga kaq shumë vdekje, nl një vend me një sistem shëndetësor në pararojë: “Na vjen thellësisht keq për këtë tragjedi dhe kemi hetuar çdo incident për t’u siguruar se mësimet janë nxjerrë. Kemi mbajtur gjithmonë transparencë mbi këtë problem dhe kontestojmë afirmime të pasakta mbi numrin e punëtorëve që kanë vdekur në projektet tona”. Një politikeze diplomatikisht e përkryer, edhe pse fut ujë nga çdo anë. Kështu asnjë befasi kur shikon një qëndrim vëllazëror dhe të qeshur, në tribunë presidenciale të nderit, lideri i FIFA Gianni Infantino, në të djathtë të emirit Tamim bin Hamad Al Thani, sovran i Katarit, për më tepër i shkujdesur për 132 dënimet me vdekje e kryera me prerje koke vetëm në 2022. Skenari i Dohas ofron përditë raste njerëzore të vëna menjanë në emrin e parasë në pikën që dikush hipotezon se prania e princit trashëgimtar saudit Mohammed bin Salman mund të ketë të bëjë me caktimin e Botërorit 2030 Riadit, pa lënë pasdore hipotezat Bahrein dhe Irak.

Në fund të fundit sporti shkon ku e çojnë llogaritë korrente miliardëshe, është e kotë të jesh hipokrit, duke treguar pak respekt për të drejtat e shkelura dhe prerjet e kokës. Është fakt se imazhi i tribunës së Dohas është konfirmimi se paralajmërimi i madh i presidentit të FIFA për të gjithë botën është varrosur nën rërën e shkretëtirës dhe malet e parave dhe faktet thoni se pak i vlejnë nëse presionet ndërkombëtare e kanë detyruar FIFA të adoptojë parimet drejtuese e Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e njeriut, por pa pyetur kurrë Katarit se i ndjek zyrtarisht këto parime, siç e ka evidentuar edhe Human Rights Watch. Për caktimin e edicioneve të ardhshme organizmi më i lartë i futbollit botëror a parashikuar t’u kërkojë vendeve kandidate të respektojnë të drejtat e njeriut e punëtorëve të pëdrorur, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje shterruese mbi edicionin në zhvillim, as ka dhënë provë të kundërt me akuzat e korrupsionit në procedurën e caktimit si vend nikoqir. Në thelb, Katari e ka mbytur me dollarë FIFA për ta marrë Botërorin e 2022. Akuza që do të duhet të demonstronin papërshtatshmërinë e Katarit për ta organozuar një event të një rëndësie të tillë dhe që kanë përfunduar në fund për ta zeruar futbollin si spektakël pastërisht sportiv. Që ishte një biznes fitimprurës, në nivelet e larta, nuk është sekret, por kështu është përtej çdo mase.

Intriga pallati dhe propozime jo të ndershme

Një ndodhi e denjë për thrillerin më të mirë politik, ai që ka çuar Katarin të jetë vendi organizator i Botërorit 2022. Tani edhe kush jeton në antipodet e njeh emiratin e vogël të Gjirit Persik që ka fituar vendin e parë në vitrinën planetare, në një skenar të thuash pak të padenjë, sidomos nga ana e një organizate që duhet të jetë mbi palët dhe që në fakt është bëeri në mënyrë paradoksalisht groteske dhe ky është vetëm një prej aspekteve të shumta të historisë, që nuk ka asgjë për të ndarë me një event të madh sportiv, me aspiratat e popullsisë të një vendi ekzotik, bile as me progresin social. Akuzat hipokrite ndërkombëtare kanë të bëjnë pikërisht me një fashë të popullsisë vendore, efektivisht e padukshme, qysh kur janë zbuluar vendburimet e mëdha të hidrokarbureve dhe ka nisur gara e çfrenuar për kontrollin dhe shfrytëzimin e thesareve të tilla. Për të mbështetur rritjen ekonomike që derivon nga të ardhurat e eksportimit të hidrokarbureve, Katari u ka hapur dyert punëtorëve të huaj, sidomos nga Juglindja aziatike. Një lëvizje e kuptueshme, duke qenë se Katari në vitet ’70 numëronte më pak se 110000 banorë, por që me kalimin e kohës është bërë gjithnjë e më pak i mbështetshëm. Sot rezidentët e huaj në Katar janë rreth 90% e popullsisë dhe shumica dërrmuese janë punëtorë pak të kualifikuar në sektorin e ndërtimeve apo shërbimeve. Nga një pikëpamje etnike, indianët janë grupi më i përfaqësuar (janë rreth 25% e popullsisë) dhe të vetëm, janë më shumë se dyfishi i të gjithë banorëve me qytetari dhe rezidencë të rregullt. Një strukturë demografike kaq e zhbilancuar lidhet pastaj me një sistem diskriminimi të institucionalizuar ku punëtorët e huaj nuk kanë mundësi ta ndryshojnë gjendjen e tyre dhe janë të përjashtuar nga thuajse të gjitha të drejtat themelore.

Qytetaria është iluzion i pastër, duke parë se siguron thuajse ekskluzivisht me rrugë trashëgimore dhe punëtorët u nënshtrohen punëdhënësve të tyte nga sisteme juridike të markës mesjetare, midis të cilave zakoni së ashtuquajturës “kafala”, që parashikon ndalimin e lënies së vendit të punës pa lejen e përgjegjësit, as në rast dhune apo abuzimi, që sistematikisht ndodhin, siç e dëshmojnë raportet e organizatave ndërkombëtare dhe të OJQ. Punëtorët nuk mund as të vendosin nëse dhe kur ta lënë Katarin, zgjedhje edhe një herë akoma e lënë punëdhënësve të tyre, që kanë pushtetin e kërkimit të pashaportës. Sistemi arkaik social shpjegon se pse çështja e të vdekurve në punë në infrastrukturat e Botërorit 2022 shkon përtej indinjatës së thjeshtë perëndimore. Dinastia Al Thani që qeveris Katarin përfaqëson një fetë të vogël të popullsisë, që pavarësisht se është një minorancë respektivisht pjesës tjetër të popullsisë, mban totalitetin e pushtetit ekonomik, politik e social, që e përdor me qëllim që kjo situatë të mbetet e pandryshuar, ka mundësi prej frikës se mos humbet privilegjet e saj në rastin e ndryshimit social dhe të rizgjimit të një mazhorance të shfrytëzuar brenda shoqërisë së tyre, shumë më tepër se frika se mos sheh të revokuar një Botëror prej një bojkoti të pamundur ndërkombëtar dhe sot janë realizuar stadiume të rinj faraonikë plus dy të tjerë të rimodernizuar në copë toke prej 70 kilometrash dhe infrastruktura të tjera të mëdha si rrugë, sisteme transporti publik, hotele, një aeroport dhe deri një qytet artificial, Lusail. Emiri i ka bërë gjërat me madhështi.

Pyetja është: cui prodest? Ata që fitojnë janë shumë dhe në aspekte të ndryshme, duke pasur parasysh tërësinë e elementëve që përbëjnë kuadrin komplet, por do të ishte esenciale të sillej dëshmia e përgjegjësive politike edhe të vendeve të prejardhjes së këtyre punëtorëve, që fshihen prapa një veli opaciteti fajësie. Për shembull, ambasadori i Indisë në Doha i ka komentuar zyrtarisht me këto fjalë kushtet e punëtorve indianë: “Një numër i caktuar vdekjesh është fatkeqësisht normale, megjithatë e dijmë se pjesa më e madhe është shkaktuar nga kushtet e vështira klimaterike”. Të njëjtat fjalë të shqiptuara lidhur me punëtorët koreanoveriorë në kishte skllavëruese në industritë dhe në minierat e Siberisë në 2018. Asgjë më shumë se mall shkëmbimi për marrëveshjet tregëtare, duke i mbështetur edhe mbi faktin e vëllimit të parave që punëtorët e huaj në Katar u dërgojnë familjeve të mbetura në Bangladesh, Nepal, Sri Lanka e Indi, përbën një burim të ardhurash të konsideruar prej taksimit në fuqi. Përgjegjësia kryesore është gjithësesi e niveleve drejtuese, domethënë e shtëpisë mbretërore të Katarit dhe përgjegjësve të FIFA. E para është kryesisht një elitë e kufizuar, shprehje e të dhënës që e bën emiratin vendin e parë në botë për GDP dhe e impenjuar që t’u garantojë qytetarëve rezidentë të drejta që gëzojnë aktualisht, duke shmangur çdo lloj diversifikimi të ekonomisë dhe, pavarësisht kësaj, me pretendimin e marrjes së një roli parësor në ekonominë globale. Me këtë lidhen investimet milardëshe katarase në Europë, në procesin e ekspansionit financiar botëror. Jo rastësisht, në krye të holdingjeve dhe kompanive pronare të shoqërive futbollistike perëndimore më të mëdha janë emra biznesmenësh nga Katari apo marka kombëtare të emiratit.

Shumë organizata për të drejtat e njeriut flasin pa mëdyshje për aparteid dhe me referime të qarta jo vetën me periudhën e mëparshme historike, por evidentojnë edhe aspektet juridike ndërkombëtare për ta rëindërtuar të gjithë situatëm, sipas përkufizimit të statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Kanë kaluar vite, megjithatë ndryshimi nuk ka ndodhur nga Olimpiada e 1964, nga e cila qe përjashtuar Afrika e Jugut për motive evidente. Nuk janë zgjedhje politikisht të lehëta dhe me rezultate imediate, pasi janë interesa ekonomike të vështira për t’u injoruar, edhe pa hipokrizinë apo korrupsionin në bazën e zarfeve milionëshe. Ndërkohë, nga caktimi i Botërorit, është zbatuar një segregim social në kuptimin e vërtetë të fjalës: barakopolët – fjetoret e mëdha që kanë realizuar stadiume me ajër të kondicionuar edhe në të hapur dhe në mesin e shkretëtirës (çështja e emetimeve të CO2 është pastaj një kapitull tjetër…) janë spostuar jashtë zonave rezidenciale të kryeqytetit dhe fashave të caktuara të punëtorëve u ndalohet aksesi në qendra tregëtare apo të marrin pjesë në manifestime publike zyrtare, si festa e pavarësisë apo i bashkimit. Hipokrizi që pastaj është një kontradiktë në vetëvete, pasi që nuk duhej t’i shërbenin Botërorit 2022 për të evidentuar skllavërinë e punëtorëve të huaj në Katar, duke i bërë drejtësi edhe atyre të vdekurve në të gjitha vendet e tjera.

Natyrisht, çështja e punëtorëve të huaj sjell në mendje atë të komuniteteve të ndryshme LGBT, absolutisht të jashtëligjshëm në Katar, si të drejtat e grave dhe artikuj të ndryshëm të tjerë. Pastaj ka zëra këmbëngulës, me sa duket me themel të qëndrueshëm, që shohin ish presidentin francez Nikolas Sarkozy personin kyç celës për caktimin e Botërorit 2022 në Katar. Do të ishte pikërisht ish presidenti francez ai që bindi Platininë për kandidaturën e emiratit, në një drekë të famshme të rezervuar në Elize, në të cilën u diskutua edhe blerja e Paris St. Germain nga ana e fondit sovran kataras në 2011. Sébastien Bazin, atëbotë bosi i fondit Colony Capital dhe pronar i skuadrës parisiane, arriti ta dyfishojë çmimin e shitjes të klubit falë ndihmës së Sarkozy dhe e djalit të tij Pierre, nga 30 milion euro u ngrit në 64 milion të paguar në dy faza. Gjë që do të duhej ta siguronte në këmbim nuk është krejtësisht e qartë, por hetimet janë ende të hapura.

Lobi

Fédération Internationale de Football Association, me seli në Zyrih, nga 2016 kryesohet nga zvicerano – italiani Gianni Infantino. Themelimi ndodhi në Paris në majin e 1904, për të koordinuar organizimin e turneve të ndryshme ndërkombëtare, midis të cilave sigurisht më i rëndësishmi është kampionati botëror çdo 4 vjet nga 1930, përjashton pezullimin 1942 – 1946 për motive të natyrshme. Është një organ i lartë vendimmarrës që është Kongresi, i përbërë nga një përfaqësues për çdo anëtar të asociuar (në ditët e sotme mbi 200), pra një president, sekretar i përgjithshëm dhe komitet ekzekutiv, me një staf me rreth 300 persona, që formojnë komisione të ndryshme si ai i Financave, Disiplinor, Arbitral, etj. Për të mos u harruar fakti që FIFA ka edhe sponsorë, midis të cilëve Adidas, Coca Cola, Hyundai, Visa dhe, pa shih pa shih, Qatar Airways e Qatar Energy.

Skandali i 2015 kishte tronditur themelet e FIFA, kur rreth 10 prej drejtuesve të lartë u arrestuan për korrupsion në Zyrih, pas kërkesës së FBI, për një xhiro korrupsioni me vlerë prej rreth 100 milion dollarësh. Hetimi ishte i përqëndruar veçanërisht mbi caktimin e Botërorit Rusisë 2018 dhe për Katarin 2022, por përfshinte futbollin botëror, me tanxhente prej 10 milion dollarësh në 2004 drejtuesve për Botërorin në Afrikën e Jugut në 2010 apo për 100 vjetorin e Copa América të 2016, ose me rastin e caktimit të Botërorit 2006 Gjermanisë dhe akoma më parë Francës ‘98. Evenimenti pati jehonë të gjerë dhe instrumentalizime politike, si ndërhyrja e presidentit rus Vladimir Putin që foli për ndërhyrje amerikane për ta kushtëzuar futbollin, ndërsa kryeministri anglez David Cameron kërkonte publikisht të bëhej pastërti dhe të përjashtoheshin mollët e kalbura. Presidenti i atëhershëm i FIFA, zvicerani Joseph Blatter, u ngut që të mohojë në mënyrë të fortë çdo akuzë, por duke u refuzuar nga prova evidente dhe megjithatë asnjëherë formalisht i inkriminuar. U përfshi edhe ish lojtari i famshëm francez Michel Platini si president i UEFA, por që rezultoi i pastër dhe bile u bë promotor i një ndryshimi radikal, por me sa duket pa sukses.

Në qershorin e 2015 arrestohet funksionari i FIFA Alejandro Burzaco, i kërkuar nga Interpoli nëpërmjet shitblerjes së të drejtave televizive, që kishte arritur t’i shpëtonte FBI në Zyrih, dhe u dorëzua në Bolzano. Presidenca vakante u mor nga përfaqësuesi i Kamerunit, Issa Hayatou, nga ana e tij i hetuar për tanxhente, dhe deri në ditët tona, me ndodhitë e Botërorit në zhvillim dhe hipokrizisë ndërkombëtare që do ta varrosë në harresë të gjitha polemikat, siç ndodhi me Botërorin 1978 në Argjentinë, ku vetëm dy vite më parë kishte ardhur në pushtet një juntë ushtarake me një grusht shteti të përgjakshëm dhe midis shkeljesh të përditshme të të drejtave të njeriut deri në shifrën mbresëlënëse të rreth 30000 personave të kataloguara si desaparecidos dhe me autoritetet lokale që e instrumentalizuan manifestimin sportiv për të treguar një Argjentinë ku gjërat funksionin dhe mbretëronte stabiliteti. Për t’u kujtuar: kombëtarja mikpritëse fitoi Botërorin kundër Hollandës dhe bota humbi një rast të madh për të bërë diçka. Nuk duhet të habisë, preçedentët qenë tashmë: në 1934 Botërori u organizua në Itali, nga Benito Mussolini…

Luftë e informacionit

Pastaj prapa kuintave, konflikte të ndryshme si ai i transmetimeve televizive, për të cilat televizioni amerikan FOX ka drejtuar protesta zyrtare për spostimin e Botërorit në sezonin dimëror (i motivuar prej të nxehëtit) për shkak të mbivendosjes me kampionatin NFL. Megjithatë Fox USA i ka siguruar të drejtat e Botërorit 2026, duke siguruar të paguajë të njëjtën shifër për një vlerë të barabartë me 2022, duke i shkaktuar një dëm të jashtëzakonshëm FIFA, që me sa duket është shpëtuar me “kontributin” e Katarit, midis gjërave të tjera, midis atij të Al-Khelafi, miliarderi president i Grupit Mediatik BEIN, i akuzuar se kishte korruptuar sekretarin e Përgjithshëm të FIFA, Jerome Valcke, për të drejtat televizive 2026 e 2030. Megjithatë, akoma sot, me Botërorin e filluar, është e pamundur të përcaktohet me saktësi numri i punëtorëve të vdekur. E kanë provuar shumë, midis të cilave “Washington Post”, që në majin e 2015 ka botuar një artikull sipas të cilit të vdekurit nga dhjetori i 2010 qenë tashmë rreth 1200, por pak kohë më pas u detyrua ta ritrajtojë pas presionit të qeverisë së Dohas, sipas të cilës “nuk kishte ndodhur asnjë incident vdekjeprurës në lidhje me organizimin e Botërorit të 2022”.

Në hyrjen e artikullit, lexohet se “Washington Post” e pranon pafuqinë e tij në verifikimin sesa të vdekur janë të lidhur me Botërorin. Sigurisht që mund t’i atribuohet e gjitha kjo dështimit të gazetarisë investiguese, por është në radhë të parë Katari që dëshiron t’i mbajë të fshehta këto informacione. Pak lajme filtrojnë përtej perdes së censurës, midis të cilëve një raport i fundit i Human Rights Watch mbi normat që qeveria e Dohas adopton lidhur me oraret e punës. Jo vetëm kaq: prej 520 punëtorëve të ardhur nga Bangladeshi, India e Nepali (të 3 vendet më shumë të parnishëm në Katar) e vdekur në 2012, 74% nuk njihet shkaku i vdekjes, 47% shënohet se “shkak i panjohur” dhe 27% i mbetur gjenerikisht si “shkak tjetër”. Në marsin e 2016, ILO (l’International Labour Organization, agjencia e Kombeve të Bashkuara që merret me të drejtat sociale dhe punën) kishte ftuar Katarin ta reformonte sistemin juridik të “kafalas”, i ndodhur vetëm teorikisht. Pavarësisht kësaj, ILO është demonstruar çuditërisht mirëkuptuese, duke e mbyllur 8 nëntorin e kaluar procedurën që kishte hapur kundrejt tij në 2014 për shkeljet e konventës mbi punën e detyruar. Por në këmbim agjencia e Kombeve të Bashkuara ka siguruar një marrëveshje bashkëpunimi 3 vjeçar me qeverinë e Dohas në mënyrë që të monitoronte zhvillimet e ardhshme.

FIFA Files: afera bin Hammam

Midis njëmijë polemikash, “Sunday Times” ka shpërndarë të ashtuquajturit FIFA Files, mijëra dokumentat që konfirmonë dyshimet dhe manovrat në FIFA nga ana e Mohamed bin Hammam drejtues sportiv kataras dhe ish president i Asian Football Confederation, i skualifikuar përjetë për korrupsion. Gazeta britanike ka rindërtuar ngjarjen e caktimit të edicionit 2022 të Botlrorit, që ka krijuar një mal me polemika. Sipas “Sunday Times”, caktimi i këtij Botlrori u “ble” duke përdorur fonde të zeza, favore dhe pagesa të lidhura me rrjetin e kilentelave të ndërtuar nga vetë bin Hammam për të sigurar votat vendimtare të caktimit. Bin Hammam do të fillonte të vepronte në qershorin e 2008 në Kuala Lumpur, seli e Asian Football Confederation, e konsideruar një lloj feudi i provuar, me një zarf të parë prej 100000 dollarësh në disponueshmirnë e delegatit të Katarit Mohammed Meshadi. Në tetorin e këtij viti ranë si shi mbi delegatët mbretërorë dhe qindramijëra dollarë të tjera. Në 2009 Hammam bëri punë lobingu intensive dhe fushata kulmoi me pagesat për zëvendëspresidentin e FIFA Jack Warner, kreu i futbollit karaibik: 450000 dollarë përpara votimit për ta caktuar kupën e 2022 dhe 1.2 milion dollarë që kaluan nga bin Hammam për Warner në 2011 kur të dy u pezulluan për korrupsion.

Nga dokumentat e botuara nga “Sunday Times” del se mbi 5 milion dollarë janë paguar nga Hammam për të siguruar Botërorin 2022 nëpërmjet një pilotimi okult të votave. Në theëb bakshishet e derdhura ndaj presidentëve të federatave afrikane qenë mesatarisht prej 200000 dollarëve në llogari të kontrolluara nga presidentët, ndërsa një supertanxhente prej 1.6 milion dollarështë do t’i derdhej ish presidentit të CONCACAF (Shoqata Futbollistike e Konfederatës së Amerikës Veriore, Qendrore dhe Karaibeve) Jack Warner. I përfshirë edhe menaxheri kataras Nasser Al Khelaiifi, pronar i Paris St.Germain, me një rol jo të dorës së dytë në ngjarje që ka çuar në caktimin e Botërorit për Katarin dhe pak javë nga shkelmimi fillestar ka përfunduar nën prozhektorë në Francë pais akuzohet për shantazh ndaj një biznesmeni franko – algjerian, që sipas hetimit do të ishte nën proces për një seri provash që do ta gozhdonin vetë Al-Khelaifi, në qendër të veprimeve korruptive në atribuimin kontradiktor të Botërorit 2022, shkruan “Libération”.

Sido që të përfundojë, këto hetime janë tashmë histori. Botërori i Katarit 2022 janë në zhvillim dhe sigurisht që nuk do të ndalen edhe për shumë kohë pas fishkëllimës finale dhe ceremonisë mbyllëse. Të parat e pritura nga një vend arab. Për t’u arritur, fitorja edhe nga pikëpamja e prestigjit, duke parë që Katari ka fituar caktimin e Botërorit duke mundur Shtetet e Bashkuara. Të drejta televizive me goditje miliona dollarëshe, ashtu si për të transmetuar eventet e shumë yjeve të muzikës, disa prej të cilave kanë refuzuar edhe publikisht ftesën për protestë dhe për marketing, duke parë se joprania mund të jetë burim njohjeje sesa të mos jeshë dhe ndoshta edhe më shumë. Paraja quhet para, është një koncept për t’u përsëritur dhe mbajtur mirë parasysh, sidomos në votën e mediave, ku të investosh është themelore. 9 prillin e vitit të kaluar RAI ka hedhur një shifër midis 170 e 190 milion eurove për të çuar në shtëpi ekskluzivitetin e të 64 ndeshjeve të Botërorit. Një zgjedhje e rrezikshme, por me rrezik të llogaritur, duke konsideruar se kur është Italia që luan diçka të rëndësishme, për italianët nuk ka alternativa televizive. Problemi është se më 24 mars të këtij viti Italia ka qenë e skualifikuar në fazë kualifikimi… Çfarë do të rezervojë Botërori i 2026 i mikpritur nga Kanadaj, Shtetet e Bashkuara dhe Meksika?