Me dy gishta, duke mos e fshehur entuziazmin për protestën, kryetari i PD-së Sali Berisha ka shkuar në selinë blu pak para nisjes së tubimit.
Berisha u prit nga simpatizantët me duartrokitje, ndërsa ai i përshëndeti me dy gishta, ndërsa iu drejtua duke thënë; bravo.
Në një video të siguruar nga gazetari Osman Stafa për BalkanWeb dëgjohet teksa një demokrat i pohon Berishës; “Na pri doktor, ta djegim sot”.