Ish ministri i drejtësisë, Aldo Bumçi ka folur për mediat pas marrjes në pyetje nga SPAK. Ai ka folur për fax që me shkrim dore shkruhej “për Shkëlzen Berishën”. Ai thotë se i është falsifikuar shkrimi dhe se për këtë ka bërë denoncim në prokurori aso kohe, por nuk janë kryer hetime.

“Nëse unë kisha nevojë që nuk kishte as takim e as kërkesë, nga Shkëlzen Berisha, ju mendoni se do e bëja me fax në ministrinë e Mbrojtjes për Shkëlzen Berishës. Ministria i kishte shkresat dhe e dyta që unë nuk kam nevojë që të komunikojë me zotin Berisha për t’i thënë që nuk kisha vërejtje, shënimi në cep të letrën, ministri i drejtësisë vendos qindra mijëra shkresa dhe këto shënime të miat janë në shkresat e ministrisë, cdo njeri ka shkrimin e tij të dorë, ishte një shkrim tjetër. Kërkova që ky dokument të shpallej i pavlefshëm, kam dalë publikisht dhe kam ndërmarrë 2 akte, kam rreshtuar këto fakte dhe kam bërë kallëzim penal në prokurori ku kam kërkuar që të hetohet kaligrafia, nuk është as imitimi i shkrimit tim, të gjithë këto fakte, qëndrimi ynë në mbledhjen e parë, fakti që ministria e kishte shkresën që në fillim dhe që komunikoj me fax me Shkëlzen Berishën, unë e bëra kallëzimin, por prokuroria nuk e bëri. Shkresa nuk është shënimi im. Opozita aso kohe, ishte një çështje që të lidhte Berishën me këtë cështje, dhe u falsifikua kjo shkresë, ishte për të goditur para zgjedhjeve të 2009 Berishën për të krijuar një lidhje të paqenë me anë të birit. Nuk kam folur me Berishën për çështjen e ekzekutivit”, tha Bumçi.

Çfarë ishte shkresa?

Një shkrim i zakonshëm dore, mbi një shkresë zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë duket se është filli i një sërë procedurash për ndërtimin e fabrikës së vdekjes në Gërdec. Dokumenti i shumëpërfolur prej mëse tre muajsh në qarqet politike të Tiranës dhe në Kuvendin e Shqipërisëështë një faks i nisur nga zyra e ish-ministrit Aldo Bumçi e që mban shënimin: “për Shkëlzen Berishën” në anë. Në të vërtetë, dokumenti i mësipërm, i firmosur nga Bumçi miratonte lëvizjen ligjore për të përligjur demontimin e armëve në Gërdec dhe i drejtohej ministrit të Mbrojtjes së asaj kohe, Fatmir Mediu.