E pabesueshme ajo qe ka ndo dhur me Flamur dhe Lulzime Smakajn. Historia e tyre e pazakontë nis ne vitet `99.
“Emigruam në vitin ’99 drejt Anglisë. Atje lindëm dy fë mijë. Shteti anglez na i regjistroi me certifikata, siç ishin ligjet atje. Ne je tuam 3 vite e gjy smë në Angli dhe na k thyen”, rrë feu Flamur Smakaj. Në vitin 2003 ata i janë drejtuar gjendjes civile për të regjistruar vajzat e tyre, Luljeta dhe Eltjona Smakajn, por iu tha se duhet të nisnin një proces gjy qësor. Gjyk atësi i çështjes, pas disa seancash, u kërkoi të bënin an alizën e ADN-së për të provuar që janë fëmi jët e tyre, por së rish nuk i regjistruan si shtetase shqiptare.
Ndërsa bashk ësho rtja e tij tregoi pro va që vërte tojnë që ajo është e ëma Luljetës dhe Eltjonës, siç janë certifikatat e lindjes në Angli, librat që janë regji struar në spi tal, fotografi, si dhe analizën e ADN-së. “Unë kë rkoj që të regjistrohen vajzat e mia për arsye se njëra është 18 vj eç dhe tjetra 15 vj eç. Duan të drejtën e tyre, duan arsimin si të gjithë. I kam va jza, nuk i lë dot pa shkollë!”, u shpreh Lulzime Smakaj. Nga ana tjetër njëra nga vajzat tha se nuk ka asnjë mjet ide ntifikimi për çfarë do lloj situate që mund t’i ndodhë. “Nuk njihem fare në shtetin shqiptar. Nëse më kap policia, nuk njihem se kush jam. Nuk kam as letërnjoftim. Në qoftë se dua të shkoj të marr ndonjë shërbim nëpër spitale, nuk njihem fare dhe nuk përfitoj dot kartë shëndeti. Mbi të gjitha është që unë ngela pa shkollë, pa një të ardhme! Kërkoj të drejtën që të njihem se kush jam, që jam vajza e Flamur dhe Lulzime Smakajt”, u shpreh e shqetësuar njëra prej tyre.