Mjetet e ushtrisë kanë zbarkuar këtë të premte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kuadër të 110-vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar dhe përvjetorit të themelimit të Ushtrisë Shqiptare.
Ministria e Mbrojtjes do të organizojë një koncert në Pallatin e Kongreseve ditën e nesërme më 3 dhjetor në orën 19.00 nën kauzën “SË BASHKU, PËR PAQEN”. Të ardhurat e mbledhura nga ky event do të shkojnë në mbështetje të familjeve ukrainase me fëmijë të lënduar nga lufta.
NJOFTIMI:
Në kuadër të 110-vjetorit të krijimit të Shtetit Shqiptar dhe përvjetorit të themelimit të Ushtrisë Shqiptare, Ministria e Mbrojtjes do të organizojë një koncert madhështor në Pallatin e Kongreseve, i pari i këtij lloji, ditën e nesërme, datë 3 dhjetor, ora 19.00.
Nën kauzën “SË BASHKU, PËR PAQEN”, të ardhurat e realizuara nga ky event do të shkojnë në mbështetje të famlijeve ukrainase me fëmijë të lënduar nga lufta.