Presidenti i Këshillit të Europës Charles Michel gjatë konferencës për shtyp tha se: “Kam pasur mundësi të vijë edhe më para të vijë në Tiranë. Janë këto dialogje, këto shkëmbime, të kuptuarit më mirë me Edi Ramën dhe liderët e tjerë të rajonit që na bënë të kuptojmë ne në BE rëndësinë për ta bashkuar këtë proces dhe këto kohët e fundit kemi qenë të shumtë që e kemi kuptuar se duhet përshpejtuar procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe është e vërtetë që lufta e përshpejtoi këtë bindje.
“Para fillimit të luftës, Edi Rama më ka thënë se nuk duhet pritur fundi i procesit të integrimit për të pasur rezultate progresive, të prekshme nga qytetaret e vendeve tona dhe për kuptuar përfitimet. Unë shpresoj që integrimi të jetë sa më i shpejtë, do të të ketë një integrim efektiv të Ballkanit Perëndimor, kjo do të thotë, punë dhe reforma të kryera mirë. Jemi të lumtur që jemi në Tiranë dhe do të vijmë sërish në Tiranë.” shtoi ai