epa10310208 British Foreign Secretary James Cleverly leaves Downing Street following a cabinet meeting in London, Britain, 17 November 2022. British Chancellor of the Exchequer Jeremy Hunt is to deliver his Autumn Statement to parliament on 17 November, with tax rises and government spending cuts expected to help fill a 50 billion pounds black hole in the British finances. EPA/ANDY RAIN

Ekziston një nevojë absolute për llogaridhënie për ushtarët rusë në terren që po i kryejnë këto mizori, deklaroi ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly, gjatë një interviste për BBC.

”Duhet të ketë një marrje përgjegjësie, qoftë edhe për Vladimir Putin”, shtoi ai.

“Ne kemi mbështetur Gjykatën Penale Ndërkombëtare, por pranojmë se mund të ketë mjete të tjera dhe ne do të punojmë me miqtë tanë, përfshirë ukrainasit, në komunitetin ndërkombëtar për të shqyrtuar se si mund të duket një kornizë efektive e llogaridhënies,” shtoi ministri.

“Mesazhi që duhet të dërgojmë në mbarë botën është se agresioni nuk paguan, se nuk mund të përfitoni nga brutalizimi i fqinjit tuaj”, theksoi Cleverly.