Të unifikuar, republikanë e demokratë, amerikanët qëndrojnë njëzëri krah Ukrainës. Sipas shumë analistë amerikanë, vizita e Zelenskyt ishte shenjë për të treguar se amerikanët janë bashkë dhe në afatgjatë krah Ukrainës në luftën kundër pushtimit rus.
Çfarë përfitoi presidenti Zelensky nga udhëtimi në Amerikë? Ai takoi presidentin Biden dhe foli përpara Kongresit amerikan, ndërsa disa analistë e krahasuan këtë ngjarje me fjalimin e Churchillit në Kongres kur nisi Lufta e Ftohtë.
Përveçse një vizitë simbolike, drejtëpërdrejtë në Uashington, si dalja e tij e parë jashtë vendit pas nisjes së luftës në shkurt, amerikanët treguan se janë aty në afatgjatë për të mbrojtur sovranitetin e Ukrainës. Të dyja palët politike, demokratë e republikanë, janë bashkë për të ndihmuar Ukrainën. Për shumë analistë pikëpyetja e bisedimeve mes amerikanëve dhe ukrainasve është sa i përket Krimesë. Çfarë kanë në mendje amerikanët për territorin e aneksuar nga Rusia në 2015-ën?
Deri më tani amerikanët janë në krye të listës si ndihmës të Ukrainës në armatim dhe ndihma humanitare, që shkojnë në rreth 19 miliard dollarë, të ndjekur nga gjermanët me rreth 2.5 miliard dollarë dhe britanikët me rreth 2 miliard dollarë. Me ndihmën amerikane në armatime, Ukraina e ka detyruar Rusinë të bëjë të paktën tri tërheqje të mëdha në fushën e betejës, ndërkohë që komandatët ukrainas kanë paralajmëruar për kundërsulme të forta ruse.
Gjatë vizitës në Amerikë, Zelensky siguroi gjithashtu mbështetje për planin 10 pikësh të paqes që pritet ta paraqesë në shkurt, dhe do të marrë nga Pentagoni sistemin antiraketë Patriot. Të premten, Kongresi kaloi paketën e ndihmës gati 2 miliardë dollarë për armë, ku përfshihen edhe municione për artilerinë me rreze të gjatë HIMARS.